Tahiri: Kosova tashmë është izoluar, kjo qeveri është sanksionuar

Ka dështuar sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi. Mungesën e funksionalitetit të kryesisë e kritikuan partitë opozitare.Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri në konferencën për media ka thënë se Qeveria e Kosovës ka për qëllim vazhdimin e varfërimit të vendit. Tutje ai ka përmendur edhe sanksionet nga SHBA-, derisa theksoi se Kosova tashmë është e izoluar.

“Edhe sot dështoj mbledhja e kryesisë, të ejten do të kemi një seancë të vazhdimit dhe janë dy çështje që dua ti adresojë. Në i kemi të thirrur ne interpelancë ministrin Hekuran Murati për koeficientin që është tepër zhgënjyes dhe për mungesën e investimeve kapitale në Kosovë, por kjo nuk do të ndodhë sepse nuk ka seancë. Kosova është izoluar, është e sanksionuar nga SHBA, kryeministri dhe Kuvendi është duke e injoruar një situatë që është brengë. Kjo qasje e tregon jo seriozitetin e trajtimit të temës, dhe vazhdimi i kësaj qeverie është vazhdimi i varfërimit të vendit”.Ndërsa kritika pati edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se kjo dëshmon se pushteti është jo serioz karshi deputetëve e qytetarëve.