Protestuesit u mblodhën së fundmi përpara selisë së Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios (TEPCO) në Japoni, duke protestuar kundër planit për të lëshuar ujin e ndotur bërthamor nga centrali bërthamor i dëmtuar i Fukushimës në det.
Kurata Chizuko, një protestuese 74-vjeçare, tha se qeveria japoneze duhet të kalojë më shumë kohë duke shqyrtuar plane alternative për ujin e ndotur bërthamor, sepse plani i tanishëm mund të sjellë dëme të paparashikueshme për ekosistemin detar në bregdetin e Japonisë dhe shëndetin njerëzor.

Foto nga VCG
“TEPCO nuk ka bërë kurrë një hetim të plotë se sa do ta dëmtojë trupin njerëzor uji i ndotur bërthamor. Unë e kundërshtoj me vendosmëri. Ne nuk do të guxojmë të hamë peshk në të ardhmen. Oqeani nuk i përket vetëm Japonisë,” u shpreh ajo.
“Pas aksidentit bërthamor të Fukushimës, nuk kam blerë produkte deti nga Fukushima. Pasi uji bërthamor të lëshohet në det, gjendja do të bëhet më serioze. Në atë kohë, mund të mos guxoj të ha ushqime deti fare,” tha një tjetër protestues.
Shqetësimet e konsumatorit i kanë ulur çmimet e shitjes me shumicë të produkteve detare në Fukushimë, por edhe pse ato po shiten tani me një ulje deri në 20 për qind, konsumatorët nuk po i blejnë ato.

Foto nga VCG
“Kafshët detare zakonisht lëvizin sa andej këtej nëpër oqean. Mendoj se plani i lëshimit duhet të shqyrtohet me kujdes, sepse do të ketë një ndikim serioz në të gjithë industrinë tonë ujore,” tha Takuro Noda, menaxher i një dyqani ushqimesh detare në Tokio.
Që kur tërmeti dhe cunami i vitit 2011 prishën centralin berthamor, sektori i peshkimit në Fukushimë ka bërë përpjekje të madhe për të rikthyer besimin dhe pjesën e tregut.
Megjithatë, lëshimi i ujërave të mbetura bërthamore në det ka gjasa t’i bëjë peshkatarët të mos kenë rrugë tjetër përveç të protestojnë kundër planit.




