Arifi ftohet nga organet serbe për vendosjen e flamurit kombëtar

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, deklaroi se është thirrur nga gjykata serbe për rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor.

Arifi u shpreh për Euronews të hënën e ajo që po ndodh veri të Kosovë po ndikon drejtpërdrejtë komunën e Preshevës.

Ai mohoi se ka dalë kundër legjitimitetit të kryetarëve të komunave veriore, por vetëm kundër veprimit të Kurtit “pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe qeverisë së Shqipërisë”.

“Jam thirrur nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar në 28 nëntor në godinën e komunës. Efektet e asaj që po ndodh në veri po prekin drejtpërdrejtë në komunën e Preshevës”, tha Arifi.

Gjykata serbe njësoj pati vepruar në disa raste edhe për Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa. Ai ftohej nga organet serbe, pasi vendoste flamurin kombëtar në selinë e këtij Këshilli.

Ndaj tij vite më parë është ngritur padi.