Shqipëri, shkon në 70 numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga COVID-9 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 6 raste të reja.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 raste nga Tirana ku 2 raste kontakti dhe tre raste të reja, dhe një 82-vjeçare nga Fieri.

Gjithsej janë testuar 732 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

Tiranë 50 qytetarë

Durrës 5 qytetarë

Lushnje 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

Fier 7 qytetarë

Rrogozhinë 2 qytetarë

Kavajë 2 qytetar

Në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. Tre prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.