Të paktën shtatë persona janë zhdukur pas shembjes së digës Nova Kakhovka të martën, tha kryetari i bashkisë së qytetit të pushtuar nga Moska për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
“Ne po sqarojmë informacionin për njerëzit e zhdukur tani”, tha Vladimir Leontiev të mërkurën, sipas RIA-s. “Ne dimë me siguri për rreth shtatë persona”.
Leontiev tha se 900 njerëz ishin evakuuar deri më tani dhe niveli i ujit në Nova Kakhovka po zvogëlohej pasi rënia e digës shkaktoi përmbytje të mëdha.




