Mijëra euro i shkojnë huq Mozzikut, detyrohet të anulojë turneun në Amerikë për shkak të vizës

Mozzik është njëri nga reperët e dashur dhe të suksesshëm shqiptar.

Falë kësaj ai numëron numër të madh të koncerteve, shkruan lajmi.net.

Por duket se kësaj radhe ai nuk ka pasur fat lidhur me koncertet e tij në Amerikë.

Mozzik, përmes një postimi në Instagram, tregoi se shkak i anulimit të turneut ishte mospajisja me kohë me vizë pune amerikane.

“I njoftoj të gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do të jem prezent në asnjërin koncert që është paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune ashtu siç thonë rregullat amerikane”, ka shkruar artisti në Instagram./Lajmi.net/