“Duje” ishte kënga me të cilën Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision.
Pas këtij rrugëtimi, nisin projekte të tjera për këngëtaren, por jo në muzikë, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për hapjen e Qendrës Rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm.
Qendra mban emrin pikërisht të këngës përfaqësuese, “Duje”.
Sot është përuruar hapja e kësaj qendre në Suharekë.
Këngëtarja për këtë e ka falenderuar bashkëshortin e saj njëherit edhe biznesmenin, Valon Vataj.
“DUJE do te jetoj gjithmone fale teje”, ka shkruar këngëtarja teksa ka etiketuar edhe bashkëshortin e saj./Lajmi.net/