Pas aludimeve për ribashkim me Cozmanin, ky është eventi që bëri bashkë Tunën e Patrisin

Tuna dhe Patrisi ka kohë që nuk janë parë bashkë.

Përtej kësaj, këngëtarja së fundi është përfolur për rikthimin e saj me Cozmanin, shkruan lajmi.net.

Këto aludime nisën pas bashkëpunimit të tyre “I huj”.

Pas gjithë këtyre situatave, Tuna dhe Patrisi u panë bashkë.

Ishte ceremonia e shkollës së djalit të tyre, Tianit, e cila i bëri bashkë.

Tuna ishte ajo e cila në “Instastory” ka publikuar disa imazhe ku shihen të lumtur.