Blinken i kërkon Turqisë të miratojë pranimin e Suedisë në NATO

epa09807605 US State Secretary Antony Blinken attends a press conference in Riga, Latvia, 07 March 2022. Blinken is on an official visit to Lithuania, Latvia and Estonia to discuss Russia's invasion of Ukraine, the security situation in Europe and the reinforcement of NATO's defense capabilities in the Baltic States, including US military presence in the region. EPA-EFE/TOMS KALNINS

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka thwnw se ka ardhur koha që Suedia t’i bashkohet NATO-s dhe nuk ka asnjë arsye për të mos ecur përpara, teksa i kërkoi Turqisë të ratifikojë ofertën e anëtarësimit të Stokholmit.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin suedez në Lulea, në veri të Suedisë, Blinken tha se Suedia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt adresimit të kundërshtimeve të Ankarasë për pranimin e saj në aleancë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Turqia ka ngritur shqetësime të rëndësishme dhe legjitime. Suedia dhe Finlanda trajtuan të dyja këto shqetësime”, tha ai.

“Ne presim që ky proces të përfundojë në javët në vijim. Nuk kemi asnjë dyshim se mund të jetë, dhe duhet të jetë dhe presim që të jetë”.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, duke lënë mënjanë vite të tëra mosangazhimi ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së organizatës pas pushtimit rus të Ukrainës.

Por ndërsa pranimi i Finlandës përfundoi në prill, një bllokim mbi ratifikimin e Suedisë vazhdon për shkak të kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria.