Milot Rashica startues në ndeshjen vendimtare për Galatasarayn

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Galatasaray e vlefshme për javën e 36-të në Superligën e Turqisë.

Dy trajnerët kanë zbuluar 11-shen startuese për ndeshjen që nis nga ora 19:00 dhe luhet në stadiumin “Eryaman” në Ankara, shkruan Lajmi.net

Në këtë 11-she është edhe emri i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Kujtojmë që kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për Galatasarayn. Në rast të fitores, ata festojnë titullin kampion në Superligë për sezonin 2022/23./Lajmi.net/