Si e kalon ditën në vetë-izolim profesori Sefer Tahiri ( Video)

Sefer Tahiri këtyre ditëve, kur është shpallur pandemi, është njëri ndër ata që respekton masat për kujdes të veçantë nga virusi korona.
Ai i ka thënë gazetës LAJM se edhe detyrimet e punës i kryen nga shtëpia.
Ligjëratat në UEJL i realizon në bazë të sistemit online, meqë nuk duhet të pësojnë studentët.
“Për herë të parë ligjërim online në lëndën Studimet e medias! UEJL vazhdon punën, duke u siguruar mësimdhënësve dhe studentëve mundësitë e nevojshme teknike për mbarëvajtjen e ligjëratave! Studentët shprehën interesim të lartë dhe ishin tepër të vëmendshëm!
Njëra ndër temat e pashmangshme ishte “Raportimi i mediave mbi pandeminë e virusit korona”!” ka shkruar në profilin e tij në fejsbuk.
Ngjashëm thotë se bën koordinin e shumë aktiviteteve në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, meqë ky instuticion siç thotë ka parashikuar shumë projekte gjatë viti 2020.
Apelon që “Të durojmë duke qëndruar në shtëpi, sado që nuk është e lehtë!”,
ndërsa në videon më poshtë shikoni se si i kalon disa nga momentet e të qëndruarit në karantin./Gazeta LAJM

Si e kalon ditën në vetë-izolim profesori Sefer Tahiri (VIDEO)

Si e kalon ditën në vetë-izolim profesori Sefer Tahiri (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Thursday, March 19, 2020