Të mërkurën u përhap lajmi se Kylian Mbappe nuk kishte ndërmend të rinovonte kontratën e tij për një vit tjetër përtej vitit 2024, dhe reagimi i Real Madridit është zbuluar tashmë.
Burime në Francë pretendojnë se Mbappe nuk do të ekzekutojë opsionin për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025, një vendim që ai duhet ta marrë para fundit të korrikut.
Kjo do të thotë se Paris Saint-Germain duhet të vendosë nëse do të përpiqet ta shesë atë këtë verë, ose rrezikon ta humbasë sërish falas – diçka që ata treguan se ishin të gatshëm ta bënin verën e kaluar.
Sipas mediumit Diario AS, Real Madridi është i hapur për të lëvizur sërish për Mbappen, por vetëm në kushte të caktuara.




