Milani i kërkon Chelseat t’i ulë kërkesat për Loftus-Cheek

Ruben Loftus-Cheek vazhdon të mbetet prioritet i Milanit për repartin e mesfushës.

Mesfushori anglez do të largohet në verë nga Chelsea, pasi dëshiron një aventurë të re dhe një klub ku mund të luaj rregullisht.

Milani po e kërkon tani e një vit transferimin e anglezit, por pa gjetur marrëveshje me Chelsean.

Calciomercato ka raportuar se bisedimet mes palëve janë duke vazhduar, por kërkesa e Chelseat prej 25 milionë eurove për lojtarin po konsiderohet e lartë nga Milani.

Rossonerët i kanë bërë me dije londinezëve se janë të gatshëm të paguajnë deri në 18 milionë euro për transferimin e reprezentuesit anglez në San Siro.

Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet së shpejti një marrëveshje që Loftus-Cheek t’i bashkohet Milanit.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje zyrtare me Chelsean, ku ka asistuar në dy gola.