Reperët e njohur të skenës, Getoar Selimi dhe MC Kresha, nuk kishin një raport të mirë mes vete për shumë vite.
Megjithatë sivjet gjithçka u la pas dhe dyshja shtrinë dorën e pajtimit, duke ritkhyer shoqërinë e ndërsa sollën edhe një bashkëpunim me këngëtaren Inva Mula.
I pyetur për këtë hap që dyshja kanë ndërmarrë për t’u pajtuar, miku i dikrushëm i Getit, Skivi, tha në një intervistë për Prive se e sheh si hap pozitiv.

“Prej çështjes humane është diçka për t’u përshëndetue dhe uruar, për dy njerëz që s’kanë folur me dekada kthehen dhe pajtohen së bashku, ajo është diçka shumë e mirë dhe duhet të shërbejë si shembull për të gjithë spektrin muzikor”, tha Skivi.