Trajneri i Chelseat, Frank Lampard pranon se ai u përpoq të nënshkruante me sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland gjatë periudhës së tij të parë me klubin londinez.
Haaland ka 36 gola nga 33 ndeshje në sezonin e tij të parë me Manchester Cityn, duke qenë një sensacion në futbollin anglez.
Megjithatë, Lampard ka zbuluar se sulmuesi norvegjez ishte afër transferimi në Stamford Bridge para disa vitesh.
“Është një statistikë fantastike nga ai. E di që skuadra e Chelseat është një histori tjetër. Por, unë kam një respekt të madh për të si lojtar. Ai është një lojtar që u përpoqa ta sjell në Chelsea herën e parë që isha këtu”, ka thënë fillimisht Lampard.
“Isha shumë i etur për ta sjellë këtu, padyshim që kjo nuk mund të ndodhte. Niveli i tij në atë pikë ishte gjithashtu shumë i qartë. Ne luajtëm kundër tij në një ndeshje parasezonale dhe ai ishte fantastik”.