Erdogan: S’jemi gati të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Anakaraja nuk është e përgatitur të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke përsëritur pretendimin e tij se Stokholmi ka lejuar organizatat terroriste të strehohen në vend.

“Për sa kohë që Suedia vazhdon të lejojë degët e grupeve terroriste në Turqi të bredhin të lirë në rrugët e Stokholmit”, tha Erdogan.

Erdogan ka theksuar gjithashtu se do të donte që këta individë të ekstradoheshin, por Stokholmi e ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhë.

Ngërçi ka bllokuar pranimin e Suedisë në NATO, edhe pse shteti tjetër nordik Finlanda eci përpara në proces dhe u bashkua zyrtarisht me aleancën muajin e kaluar, transmenton CNN.

Disa zyrtarë perëndimorë dhe vëzhgues të Lindjes së Mesme kanë sugjeruar se pretendimet për terrorizëm i japin shkas Erdoganit që të mos angazhohet me çështjen e NATO-s.