Pak ditë më parë, Luizi ka folur lidhur me raportet e tij me miqtë që e përkrahën gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA”.
Ai tha se nuk e njeh mirë Meridianin, shkruan lajmi.net.
Kësaj i ka reaguar Meridiani në “Vila 24” tha se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata.
Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish të fejuarën e Luizit në atë kohë.
Meridiani tha se ka qenë personi i parë që i ka dërguar veshjet Luizit në ‘Instagram’ pasi vajza që kujdesej për të, nuk kishte as 10 mijë lekë në xhep.
“Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam. Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, u shpreh ai.
Gjithashtu Meridiani tha se e ka mbajtur nën menaxhim këtë llogari bashkë me Jurgenën, deri ditën kur ajo ka fshirë foton e tij me Kiarën. Nga ana tjetër ai tha në emision se nëna e tij nuk pranonte të shkruante një letër për të birin dhe ka qenë ai që e ka bindur./Lajmi.net/