Fjolla Morina ka qenë pjesë e mediave rozë kohëve të fundit me disa deklarata ‘bombastike’ dhe akuza ndaj disa personazheve të njohura.
Këngëtarja e cila ndonëse ka kohë që nuk është aktive me projekte muzikore, kjo nuk është pengës për të që të ketë një jetë luksoze.
Ajo nuk heziton që herë pas here të tregoi veshjet dhe aksesorët e kushtueshëm që posedon dhe një të tillë vendosi ta shkatërronte.

Fjolla ka ndarë me fansat në Instagrami një imazh ku shihet me një çantë të markës ‘Hermes’ me ngjyrë të gjelbër e cila kushton për mbi 30 mijë euro.
Më pas të njëjtën çantë, në një tjetër imazh Morina shihet duke e shkelur me këmbë pa u brengosur për vlerën e saj.