Një debat verbal ka ndodhur në mes të ish-banores së Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi dhe opinionistes Zhaklin Lekatari.
Vizita e Lekatarit në Serbi dhe deklarata e saj se ‘ndihet më e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë’ ngjallën reagime të shumta mes tyre edhe të këngëtares nga Kosova.
“Hipokrizi e gjallë, marre”, kishte shkruar Nita në reagimin e saj, e që sipas artistes kjo ka bërë që Zhaklina t’i dërgoi mesazhe të shumta agresive.

“Znj . Lajkatari nuk paska limit. Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që mi ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtuar prej turpit që e ka mbuluar”, shkruan Nita fillimisht.
“Gjithsesi unë nuk po e shoh të nevojshme me u marr me të ngase besoj mesazhin e ka marr nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka vendos veten dhe urrejtjen që e ka marrë, kështu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin. Është injorancë e nivelit milionësh me e krahasua viktimën e përdhunimit të luftës me një viktimë të kërcënimeve në internet.