Miliarderi i Katarit, Jassim Bin Hamad Al Thani, i cili tenton të blejë Manchester Unitedin u ka dërguar gjigantëve të Ligën Premier një ultimatum ‘merre ose lëre’.
Duke shërbyer si një shpërqendrim nga forma e tyre e paqartë në fushë, saga se kush do ta blejë Unitedin është zvarritur për muaj të tërë.
Familja Glazer, pronare e Unitedit që nga viti 2005, njoftoi në tetor se po kërkonin të shesin klubin, por megjithatë amerikanët nuk duken afër largimit nga Old Trafford.
Sheiku i Katarit, Jassim Bin Hamad Al Thani dhe miliarderi anglez Sir Jim Ratcliffe kanë qenë kandidatët kryesorë prej disa muajsh tashmë, megjithëse ky i fundit duket se ka më shumë gjasa për të përfunduar një blerje.
Kryetari i INEOS kuptohet se po ofron më shumë se rivali i tij dhe është i gatshëm të lejojë familjen Glazer të mbajë një pakicë të aksioneve në klub, një lëvizje e papëlqyeshme për shumë mbështetës të United.