Kumanovë, 16 maj 2023 (MIA) – Ndërmarrja publike “Tregjet” Kumanovë për tre muajt e parë të këtij viti punon me fitim, informoi sot drejtori i ndërmarrjes Gëzim Kadriu.
Ndërmarrja rikonstruoi edhe tre hapësira afariste dhe pjesërisht ndërtesën administrative.
Në afërsi të tregut tashmë po ndërtohet qendër bashkëkohore tregtare, komuna i rikontruoi rrugët, paralajmërohet edhe reth rrotullim. Kompetentët presim frekuentim më të madh të njerëzve dhe numër të rritur të qytetarëve.
“Si komunë dhe koalicion në nivel lokal po ndërmerren masa dhe projekte infrastrukturore të rëndësishme për qytetarët. Presim që “Tregu” të jetë atraktiv për të gjithë. Për shembull, hapësira e parkingut paraprakisht ishte e vogël dhe e pamjaftueshme për qytetarët, tani kemi më shumë vende”, deklaroi Kadriu.
Ekipi menaxhues është i kënaqur nga interesimi i qiramarrësve për hapësirat afariste. Janë lëshuar disa nga hapësirat, janë bërë kontratat.
NP “Tregjet” investoi edhe në tregun e kafshëve, janë vendosur rrethoja të reja, janë mundësuar kushte më të mira për funksionim.
“Kam kënaqësinë të potencoj se pas dhjetë viteve punë me humbje, NP ‘Tregjet’ në tremujorin e parë ka shënuar punë me fitim prej 830.000 denarëve. Ky është rrëfim i suksesshëm dhe dëshirojmë të tregojmë se në shtet, jo vetëm në ndërmarrjet, në përgjithësi në të gjitha institucionet mund të jetë më mirë me vullnet dhe njohuri. besoj se jemi shembull për të gjitha ndërmarrjet”, deklaroi Kadriu.
Ai shtoi se tani për dallim prej më parë, të punësuarit në ndërmarrje marrin me kohë rrogën dhe K-15.
Ndërmarrja ka 750 tezga, të shfrytëzuara janë 470. Ekipi menaxhues përpunon analizë dhe plan që tregu t’u përgjigjet nevojave bashkëkohore, përmes projektit për ndërtim të një tregu bashkëkohor. ab/
Foto: MIA, FB NP “Tregjet”