Pas lajmit për rrëzimin e qeverisë, Kurti i drejtohet opinionit në orën 21:30

Pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur se do të inicojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë, kreu aktual i saj Albin Kurti do të flasë para mediave në orën 9:30.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook.

“Sonte në ora 21:30, Kryeminstri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media”, ka shkruajtur ai.