Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare aktori Murphy Afolabi

Aktori dhe regjisori i famshëm, Murphy Afolabi, ka vdekur në moshën 49-vjeçare.

Shkrimtari dhe regjisori nigerian vdiq në orët e para të së dielës në shtëpinë e tij në Lagos, sipas Daily Post në Nigeri.

Lajmi është konfirmuar nga regjisori e producenti, Tune Ola-Yusuf, me një postim të shpërndarë në Facebook.

Foto: Instagram

“Të prehet në paqe. Zoti i dhëntë familjes dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë forcë për të përballuar humbjen. Lamtumirë Muphy Afolabi”, thuhet në postim.

Ylli i ndjerë raportohe se ishte baba i tre fëmijëve – dy djem dhe një vajzë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Murphy Afolabi (@murphyafolabi20)

 

Afolabi u shfaq në mbi 60 filma, gjersa fillimisht fitoi famë pas rolit të tij në “Omo Rapala”.

Ai ishte gjithashtu skenarist, regjisor si dhe CEO i Fatuns Films Production.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Murphy Afolabi (@murphyafolabi20)

 

Filmat e tjerë në të cilat ka qenë i përfshirë ishin: “One Blood”, “Porshe Babes”, “Blackout”, “Four Lions”, “Queen Lateefat”, “Osun, the Goddess” etj. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Murphy Afolabi (@murphyafolabi20)