Serbi: Për një javë – 13.500 copë armë të dorëzuara!

A policeman is seen in the village of Dubona near the town of Mladenovac, about 60 kilometres (37 miles) south of Serbia's capital Belgrade, on May 5, 2023, in the aftermath of a drive-by shooting. - A manhunt was ongoing in Serbia early May 5 as police combed the woods near the capital Belgrade, after state media reported a gunman killed at least eight people and injured 13, in the second mass shooting in the Balkan nation this week. (Photo by ANDREJ ISAKOVIC / AFP)

Aksioni nisi më 8 maj, skadon më 8 qershor

Autoritetet e Serbisë kanë bërë publike pamjet e armëve të grumbulluara gjatë aksionit për dorëzimin e armëve të jashtëligjshme që ka nisur më 8 Maj dhe duhet të përfundojë më 8 Qershor, njofton KlanM.

Presidenti serb, nga Smedereva, sic percjell KlanM, ka njoftuar se deri sot në mëngjes janë grumbulluar rreth 13.500 copë armë dhe mjete shpërthyese, prej tyre rreth 1.750 bomba dore, granata e të ngjashme.

“Duhet që me masat të veprojmë fuqishëm, pas tragjedive që na goditën. Askush nuk duhet të ketë armë të jashtëligjshme. Armët nuk hidhen, I dërgojmë në Zastava Kragujevac për të bërë armë të reja. Deri më 8 Qershor pa sanksione mund të dorëzoni armët, kurse pas kësaj date do të reagojmë në mënyrë repressive dhe dënimet do të jenë të rënda”, ka deklaruar Presidenti serb Vuçiq.

Pas dy ngjarjeve tragjike në Serbi që rezultuan me 17 viktima, në mesin e tyre edhe fëmijë, në Serbi, me të madhe flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Presidenti Vuçiq, sic percjell KlanM, kishte deklaruar se nuk u frikohet zgjedhjeve, por sipas tij, zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Opozita përmes protestave ka kërkuar dorëheqje të funksionarëve të lartë të Qeverisë.

Epilogu I situatës politike, sic njoftojnë mediat serbe, pritet më 27 Maj, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Partisë SNS që drejtohet nga Vuçiqi./KlanMacedonia