Filipçe: Aktualisht po testohen 30 persona të tjerë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi edhe këtë pasdite gjendjen aktuale nga koronavirusi. Filipçe tha se numri i përgjithshme është 35. 4 personat e sotëm që kanë rezultuar pozitiv kanë pasur kontakte më herët me të diagnostikuarit. Ndërsa aktualisht po testohen edhe 30 persona të tjerë.

“Mbrëmë vonë janë bërë 4 teste që kanë rezultuar pozitiv, të gjithë kanë pasur kontakte me personat e diagnostikuar më herët. Të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin po bëhen analiza për 30 persona”- tha Filipëçe.
Ministri Filipçe shtoi se Sistemi Shëndetësorë në vend ka rezerva të mjaftueshme të gjakut.