Osmani: Kosova mori garanci për anëtarësim në strukturat e NATO-s nëse arrin marrëveshje me Serbinë

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për anëtarësim në strukturat e NATO-s në rast se arrin marrëveshje me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh.

Kështu ka thënë ajo në një intervistë për Këshillin Atlantik, ku ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Prishtinë-Beograd, rrugën euroatlantike të Kosovës dhe vizionin e saj për të ardhmen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Në kuadër të dialogut me Serbinë, Kosova mori garanci nga partnerët se nëse do të pranonim marrëveshjet e dialogut në Bruksel dhe Ohër, një nga çështjet për të cilat do të marrim një mbështetje të madhe do të ishte veçanërisht anëtarësimi në programin e Partneritetit për Paqe më vonë NATO – që është mjaft shtytje pozitive”.

“Kosova pas pak ditësh do të jetë vend pritës i ‘Defender Europe 2023’, stërvitja më e madhe që do të ndodhë në kontinentin evropian. Shumë aleatë të NATO-s do të marrin pjesë. Jam shumë krenare për arritjet e FSK-së. Unë besoj vërtet në kapacitetet e tyre”.