PSE po heshtë Këshilli gjyqësor, rastet me Sheqerinskën dhe Nikoliqin

Shkruan: Naser PAJAZITI
Maqedonia drejt humnerës dhe shkapërderdhjes totale të sistemit të drejtësisë.
Fundosja po thellohet me skandalin e fundit në Këshillin Gjyqësor, kritikat  e prokurores Lençe Ristovskës për Këshillin e prokurorëve publik se aty ka qasje klienteliste, mosbesimin e rritur qytetarë ndaj sistemit të drejtësisë si dhe  raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë dhe të drejtat e njeriut 2022 .
Kjo është vetëm fotografia e madhe e sistemit të kalbur, derisa në prapaskenë ka zi e më zi.
Ajo që më nxiti të shkruaj këtë vështrim hulumtues është rasti flagrant i mbylljes hermetikisht të një skandali diskriminues dhe viktimizues në Ministrinë e Mbrojtjes.
Pikërish kundër kësaj ministrie, ish-ministres së mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ish-sekretarit shtetëror Dragan Nikoloq dhe disa zyrtarëve të tjerë ka pesë padi të ngritura për diskriminim, edhe ate nga katër oficerë të lartë të shkolluar në vende prestigjioze anëtare të NATO-s, por edhe ngs një funksionar i lartë civil dhe ish-zv.ministër i mbrojtjes.
Edhe pse në bazë të ligjit për procedur civile, neni 405, alinea 4  që thotë qartë se rastet e këtilla patjetër duhet të përfundojnë për 6 muaj në shkallë të parë dhe 3 muaj në shkallë të dytë,  këtu po ndodhin përzgjatje të pajustifikueshme mbi 3 vite,  gjë që është konstatuar edhe nga Avokati i Popullit dhe Koalicioni për gjykim të drejtë.
Tek disa padi deri sa ka filluar gjykimi janë ndërruar  edhe nga 6 gjykatës. Edhe përskaj këtyre fakteve Këshilli Gjyqësor e ka arsyetuar përzgjatjen e procesit.
Nëse këto raste arrijnë në Strasburg, është  mëse e mundshme që Maqedonia e Veriut të dënohet   sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Përveç kësaj, për ish ministren Sheqerinska dhe ish sekretarin shtetëror të mbrojtjes, Nikoliq ka Vendim 0801-37/13/01.12.2021 nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi se kanë diskriminuar një person D.D* (të punësuar) në ministri.
Gjithashtu kundër ish sekretarit shtetëror Nikoliq ka iniciativë nr.12-464/15
të 20.06.2022, nga Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, bazuar në dyshim për  shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore si Sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes,
konkretisht nenit 127 alinea 1 pika 4 të Ligjit për antikorrupsion dhe konflikt interesash. Por deri tani pa epilog**
Absurditeti vazhdon edhe më tej kur Dragan Nikoliq pas dorëheqjes avancohet në Këshilltar
shtetëror në bazë të një konkursi intern të datës 12.12.2022***.
Kur Nikoliq kishte doreheqje nga posti Sekretar shtetëro  në Ministrinë e Mbrojtjes  (31.08.2022), në media u tha se mediat ai e mori një vendim të tillë për shkaqe shëndetësore dhe personale,  atëherë shtrohet pyetja se si mundet një funksionar me një dosje të tillë dhe gjendje jo të deklaruar si jo të mirë shëndetësore , të avancohet në Këshilltar shtetëror për Sisteme komunikimi dhe logjistike në Ministrinë e mbrojtjes të një shteti të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE.