Një zgjedhje brilante teknike, anglezi është zbulimi i sezonit te Man. United

Luke Shaw ka qenë zbulimi i sezonit nga Erik ten Hag te Man. United. Shpërthimi i tij në krahun e majtë të mbrojtjes ka ndodhur prej shumë vitesh dhe statusi i anglezit ka ardhur gjithnjë duke e afirmuar pas grumbullimeve të rregullta nga kombëtarja e “Tre Luanëve”.

Por, gjetja brilante e Erik ten Hag në këtë sezon është aktivizimi i Luke Shaw si një qendërmbrojtës, me anglezin që ka spikatur masivisht në rolin e ri dhe ka ndihmuar Manchester United të marrë fitore të rëndësishme.

Prova e parë e suksesshme e Shaw si qendërmbrojtës erdhi më 6 Janar ndaj Evertonit, në sfidën e vlefshme për FA Cup. Pasi impresion0i përkrah Varane, Ten Hag shokoi opinionin duke e aktivizuar sërish në qendër dhe ndaj Man. City-t, një përballje që e fituan me shifrat 2-1, për më tepër duke mos i dhënë asnjë shans një “bomberi” si Haaland përgjatë gjithë ndeshjes.

Me rikthimin e Maartinez nga dëmtimi, Shaë u spostua edhe një herë tjetër në të majtë, por në javët e fundit, Ten Hag është detyruar të përdorë përsëri recetën e tij brilante.

Në emergjencë dëmtimesh në prapavijë, tekniku holandez ka zëvendësuar më së miri mungesat e Raphael Varane dhe Lisandro Martinez me partneritetin solid në qendër, Luke Shaw dhe Victor Lindelof.

Një provë serioze e dyshes erdhi në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Brighton, ku ruajtën portën e paprekur përballë një nga ekipeve më të rrezikshme në sulm në kampionat dhe shfaqën soliditetin e tyre dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Aston Villën,  në fitoren 1-0, që ishte në të njejtën kohë ndeshja e parë që Aston Villa nuk shënonte nën drejtimin e Emery.