Raphinha në formë te Barcelona (FOTO)

Futbollisti brazilian Raphinha dal nga dal është duke arritur formë të lartë te skuadra e Barcelonës.

Ai asistoi dhe shënoi edhe një herë në fitoren e thellë të Barcelonës 4:0 ndaj Real Betisit.

Raphinha bëhet kështu futbollisti i 5-të në La Liga me dyshifror të dyfishtë në asistime dhe shënime.

Braziliani ka realizuar 10 gola dhe ka bërë 11 asistime deri tani.

Para tij qëndron Antoine Griezmann me 12 gola e 12 asistime.

Pastaj vjen Samuel Chukwueze me 13 gola e 11 asistime.

Kurse në dy vendet e para kanë dyshja e Realit Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Ky i fundit i ka 14 gola e 10 asistime.

E Vinicius si më i miri me 22 gola e 18 asistime.