Arrestohen shpërndarës droge nga Resnja, konfiskohet një sasi e konsiderueshme droge

Gjatë ditës së djeshme (28.04.2023), në qytetin e Resnjës, në rrugën “Josif Josifovski”, zyrtarët policorë nga SPB-ja e Manastirit kanë privuar nga liria shtetasit I.T.(30) dhe D.C.(36), të dy nga Manastiri. Gjatë kontrollit të automjetit “Opel Astra” me targa të Manastirit i drejtuar nga personi I. T. dhe në të cilën ndodheshe pasagjer edhe shtetasi D.C, ky i fundit pas ndalimit nga polica ka tentuar të arratiset dhe ka hedhur nga makina një çantë me lëndë të bardhë, por është kapur nga punonjësit e policisë. Pas kontrollit të çantës që i është bërë çantës, janë gjetur dy qese me lëndë të bardhë e dyshua si drogë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzimi penal përkatës.