Vendimi që të gjithë të izolohen nëpër shtëpi, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, i ka edhe anët e mira.
Kjo ngase shumë persona nuk kanë kohë të mjaftueshme për të qëndruar me familjarët e tyre, për shkak të agjendës së ngjeshur me punë.
Moderatori Ermal Mamaqi, me anë të një postimi në Instagram, tha se ky është një sinjal nga planeti, për të ndaluar pakëz nga planet që kanë.
Ai thotë se po e shijon në maksimum këtë kohë pranë familjes, por lutet që të mos e gjykojnë për këtë që thotë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ERMALIT, PA NDËRHYRJE:
“Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë.
Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën.
Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik.
Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe.
Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet.
Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen.
Do ja dalim”.