Koronavirusi, Evropa do të mbyllë kufijtë

Bashkimi Evropian po mbyll kufijtë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Fon der Leyen, tha se në periudha të vështira, udhëtimet duhet të zvogëlohen.

Mendojmë se udhëtimet e panevojshme duhet të reduktohen që të mos përhapet edhe më shumë virusi qoftë brenda Evropës por edhe jashtë BE-së. Gjithashtu të shmangen udhëtimet e panevojshme që të mos shkaktohet presion plotësues ndaj sistemit tonë shëndetësor- deklaroi Ursula Fon Der Lejn, kryetare e Komisionit Evropian.

Presidenti i Francës, Emanuel Makron mbrëmë konfirmoi se Unioni do t’i mbyllë kufijtë në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Çdokush prej nesh patjetër me çdo çmim ta kufizojë numrin e njerëzve me të cilët kontakton çdo ditë, porositi Makron.

Ne jemi në luftë, në luftë të qartë shëndetësore. Nuk luftojmë kundër ndonjë ushtri tjetër ose kombi. Por, armiku është atje, i padukshëm dhe i paarritshëm, këmbëngulës dhe kërkon mobilizimin tonë të plotë- tha Emanuel Maкron, President i Francës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron çdo ditë se numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm. OBSH ka dërguar afro 1.5 milion teste në 120 vende. Ndërsa në Kinë epidemia është duke u pakësuar me vetëm 21 persona të infektuar. Numri i përgjithshëm i të prekurve është 81,000, Italia është vendi evropian me më shumë raste, 28,000. Në Spanjë janë 11,400, 8,000 në Gjermani, 8,400 në Korenë e Jugut dhe 11,000 në Iran.