Shoferi i autobusit thotë se është rrahur nga një person derisa po voziste nga Radishani drejt Butelit

Një shofer i autobusit nga N.Q.P. “Shkup” ka raportuar në polici se gjatë ditës së sotme është sulmuar fizikisht nga një person, përcjell TV21. Nga MPB thonë se janë amrrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Sot (27.04.2023) në ora 06:00 në SPB-Shkup, D.B.(47) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 04:00, derisa ishte duke drejtuar autobusin e NQP-së, nga Radishani për në Butel, është sulmuar fizikisht nga një person i cili po ashtu ka përdorur një objekt të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.