Interi ia vë çmimin Onanës

Interi i kërkon 40 milionë euro nga cilido klub që dëshiron ta blejë portierin Andre Onana, sipas Gazzeta dello Sport.

Kamerunasi nuk po duket që e ka gjatë te Zikaltrit ndonëse ka vetëm një vit që erdhi si agjent i lirë nga Ajaksi.

Ndërkohë, është përfolur se Chelsea ka shprehur interesim për shërbimet e 27-vjeçarit.