Luis Enrique është jashtë garës për trajner të Chelsea, shkruajnë mediet angleze.
Klubi nga Londra ka vendosur që t’i ndërpresë kontaktet me përfaqësuesit e trajnerit spanjoll, derisa fokusi do të jetë tek Mauricio Pochettino.
Ditë më parë ishtë bërë e ditur se edhe trajneri gjerman Nagelsmann nuk do të jetë më opsion për ta zënë këtë pozitë tek Chelsea, për shkak të mospajtimeve në planet e londinezëve.