Sot do të mbahen zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore të Kosovës: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kutitë e votimit do të hapen në 19 qendra të votimeve në këtë pjesë të vendit, ndërkaq të drejtë vote kanë 45 mijë votues.
Kujtojmë se këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.