Jennifer Lopez është duke shënuar suksese në sfera të ndryshme të artit, diva latine të hënë ka prezantuar koleksionin e ri të këpuce ‘DSË’.
50-vjeçarja ndau disa fotografi në Instagram duke modeluar vetë këpucët e saj të reja glamuroze, të cilat tani janë në shitje nëpër dyqane dhe mund të porositen edhe në internet.
‘Këtu është diçka e lehtë për të ndriçuar ditën tuaj … Jam shumë krenare për koleksionin tim të ri të këpucëve, të disponueshme tani në @DSË!’ shkruan J.Lo në Instagram.