Zyrtare: Olivier Giroud rinovon kontratën me Milanin

Sulmuesi francez ka rinovuar kontratën me ‘kuqezinjtë’.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi milanez, me anë të një postimi në faqen e tyre.

Giroud do jetë me Milanin deri në qershor të vitit 2024, transmeton lajmi.net.

“AC Milan është krenar të njoftojë se Olivier Giroud ka rinovuar kontratën e tij me klubin”, thuhej në njoftimin e klubit.

Olivier, në Milan që nga vera e vitit 2021, është bërë një shtyllë e rëndësishme në linjën sulmuese të ‘kuqezinjve’, duke bërë 76 paraqitje dhe duke shënuar 27 gola.