Të paktën 89 persona janë lënduar para fillimit të ndeshjes së kampionatit kolumbian të futbollit mes rivalëve të përjetshëm, Atletico Nacional nga Medellin dhe America, transmeton lajmi.net.
Mbështetësit e klubit vendas hodhën monedha, shishe, pishtarë dhe shumëçka tjetër në fushë dhe në drejtim të policisë, çanë gardhin mbrojtës dhe u përpoqën të hynin në fushë.
Më pas ka pasur një konflikt frontal mes huliganëve dhe policisë, ku sipas informacioneve të fundit janë plagosur 89 persona, prej të cilëve 30 policë.
🇨🇴Chaos at Atanasio Girardot stadium before the match between Atletico Nacional and America Cali: Several ultras members confronted the police and caused the DIMAYOR to decide to cancel the match, and it will be played tomorrow morning without fans pic.twitter.com/ov1EHmwoSN
— BabaGol (@BabaGol_) April 16, 2023
Loja u anulua përfundimisht dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit Kolumbian e caktuan ndeshjen për të mërkurën, por pa praninë e publikut.
Mediat kolumbiane raportojnë se Atletico Nacional do të ndëshkohet rëndë për incidentet, të paktën tre ndeshje të luajtura pa praninë e publikut në fushën e shtëpisë./Lajmi.net/
He ido al Estadio Atanasio Girardot desde hace muchos años y jamás había presenciado algo tan impresionante, tan miedoso y tan tenso. La barra estaba en protesta tranquila, la Policía y Esmad entraron a provocar y desataron la batalla campal. #losdelsur #AtleticoNacional pic.twitter.com/YF7QdjOBtw
— Aleja Giraldo (@alejitaagc) April 17, 2023




