Barcelona thuhet se do të ketë prioritet një transferim gjatë verës për kapitenin e Manchester City, Ilkay Gundogan.
Reprezentuesi gjerman është në radarin e vazhdueshëm të Blaugranëve ndërsa ata kërkojnë përforcime në mesfushë përpara sezonit 2023/24.
Kontrata e Gundogan në Etihad Stadium skadon në qershor, pavarësisht rolit të tij si lider i kampionëve të Ligës Premier, me Barcelonën duke kontaktuar përfaqësuesit e tij për një lëvizje të mundshme.
Megjithatë, agjenti i tij dhe xhaxhai i tij, Ilhan, ka konfirmuar se asnjë marrëveshje nuk është rënë dakord, me sezonin në fokus të mesfushorit.
Situata pritet të evoluojë në muajt e ardhshëm dhe Fabrizio Romano ka thënë për Caught Offside, si pjesë e rubrikës së tij ekskluzive Substack, se Barcelona është gati të luftojë për 32-vjeçarin.





