Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka folur për ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve, duke e përmendur edhe rikthimin e Victor Osimhen.
Nigeriani u rikthye nga lëndimi në ndeshjen e Serie A kundër Hellas Verona të shtunën, duke luajtur për 25 minuta në barazimin 0-0.
Ai komentoi ndeshjen ndaj Milanit, dhe tregoi që rikthimi i Osimhen ndaj tyre ju jep entuziazëm.
“Ai dha atë shpërthim entuziazmi që tifozët tanë me të drejtë ia atribuojnë deri tani dhe ai menjëherë tregoi se ishte në lojë. Atij i duheshin këto 25 minuta vrap për të qenë gati për të luajtur të martën. Është e qartë se do t’i shohim edhe lojtarët në stërvitje”.
Napoli – Milan zhvillohet nesër, nga ora 21:00.




