Ndërsa numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 183 mijë e 65.
Koronavirus Covid-19 deri tani ka prekur 162 vende dhe territore në mbarë botën.
Numri i të vdekurve tash është më i madh jashtë Kinës, sesa brenda saj. Ky virus për herë të parë është paraqitur në Ëuhan të këtij shtetit më 31 dhjetor 2020, ku numri i viktimave është 3 mijë e 226
Shteti më i prekur në Evropë nga ky virus është Italia, ku numri i viktimave në këtë vend tashmë ka kaluar mbi 2 mijë. Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 28 mijë.
Një numër i madh i të infektuarve është raportuar edhe në Irani. Në këtë vend janë 14 mijë e 991 të prekur me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 853 persona.
Kurse në Spanjë, numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 342, ndërsa nga ky virus janë prekur 9 mijë e 942 persona, transmeton lajmi.net.
Numër i madh i të prekurve është raportuar edhe në Koren Veriore, Gjermani, Francë e SHBA.
Shumica e shteteve të prekura nga Covid-19, tashmë kanë marrë masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, ku janë mbyllur shkollat si dhe kufijtë.
Ndërkohë, në vendin tonë ka shkuar në 16 numri i të prekurve nga ky virus, ndërkohe nuk ka asnjë të vdekur. Kurse në Shqipëri numri i të infektuarve është 51, prej tyre një i vdekur.
Më poshtë tabela e shteteve që janë prekur nga koronavirusi dhe numri i të vdekurve: