VMRO: Grubi është juridikisht analfabet

Nga partia maqedonase opozita VMRO-DPMNE në lidhje me deklaratat e zv.kryeministrit Artan Grubi reagojnë duke thënë se Grubi është juridikisht analfabet.

“Nuk ka term “sekret biznesi” në Ligjin për sigurinë e informacionit të klasifikuar dhe se një certifikatë sigurie u lëshohet personave për të pasur akses në një sekret biznesi. Lidhur me kërcënimet e koordinatorit të krimit Artan Grubi se do të ndiqet penalisht publikimi i kontratës për Korridorin 8, do të theksojmë sa vijon: Kërcënimet janë konfirmimi më i mirë se qeveria Kovaçevski fsheh gjëra dhe detyrime skandaloze për të cilat do të përgjigjet penalisht, sepse i krijuan detyrime financiare shtetit dhe e vendosën në pozitë të varur”, thonë nga VMRO-DPMNE

Ata shtojnë se kontrata që fsheh zv.kryeministri nuk është informacion i klasifikuar dhe se ai duhet të dijë se një person juridik i huaj nuk mund të jetë krijues i informacionit së klasfikuar.

“Me çfarë konfidencialiteti është shënuar marrëveshja mes Qeverisë dhe Bechtel-it dhe Enka-s? Kush është krijuesi i informacionit të klasifikuar – kontrata mes Qeverisë dhe Bechtel-it dhe Enka-s? Është mirë që partnerët e koalicionit vijnë në marrëveshje, Grubi që thotë se marrëveshja është e klasifikuar dhe Kaevski që thotë se nuk është. Dhe ata duhet të dinë se nuk i shpëtojnë dot burgut”, thuhbet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.