Çka janë mbi 100 mijë euro për merakli? Getinjo prezanton veturën e re super luksoze

Reperi Getinjo arriti që të ketë mjaftë sukses nga BigBrotherVIPKosova, pavarësisht se ai zgjodhi që ta lë në gjysmë këtë rrugëtim duke e braktisur shtëpinë.

Pas kësaj në disa raste është thënë se Getinjo kishte  vendosur që të qëndrojë larg rrjeteve sociale, për shkak se nuk ndjehej mirë.

Madje u raportua edhe për një ndarje të mundshme me Vivien, por që rezultoi gabim.

Duke lënë të gjitha këto anash, Getinjo vendosi që t’i bëjë vetes një super-dhuratë apo thënë qartë një super-makinë luksoze, transmeton lajmi.net.

Ai prezantoi veturën e tij të re të markës Mercedes-Brabus 500, një makinë tejet e bukur.

Vlera e makinës thuhet se arrin mbi 100 mijë euro./Lajmi.net/