
Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i janë dashur disa ditë që ta urojë homologun e ri malazez.
Ai këtë të premte e ka uruar Milatoviqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale, përcjell KlanKosova.tv.
“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, ka shkruar Rama në Twitter.



