Presidentja flet për Gjyqin Special: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është shprehur e sigurt se drejtësia do të triumfojë, duke folur rreth gjykimit nga Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Osmani tha se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur.

“Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për die Presse, përcjell Klankosova.tv.