Temperaturat minus sot në mëngjes janë matur në Kodrën e Diellit -7 gradë Celsius, -5 në Mavrovë, -4 në Krushevë dhe -1 në Kriva Pallankë dhe Berovë.
Nga DPHM-ja informojnë se zero gradë janë regjistruar në Prilep, Dibër, Vinicë, Tetovë dhe Kumanovë, 1 në Manastir, Shtip dhe Ohër, 2 në Pretor, Shkup-Zajçev Rid dhe Shkup-Petrovec, 3 në Strumicë, Dojran dhe Demir Kapi dhe 5 gradë në Gjevgjeli.
Shtresa e borës në Kodrën e Diellit është 7 centimetra, 4 centimetra në Mavrovë dhe 2 centimetra në Pozharanë dhe Krushevë.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta të shiut, në male dhe vende më të larta me borë të dobët, kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila vende-vende do të intensifikohet përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë nga 6 deri 14 gradë.