Ronela Hajati të mërkurën lanson këngën e re “TQR”, sjell imazhe nga xhirimet e klipit

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “TQR” dhe do të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip, pamje nga i cili artistja ka sjellur edhe së fundmi.

Ronela ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram ku shihet përball një çifti që po kurorëzojnë dashurinë.

 

Në mbishkrimin e postimit, Ronela ka zbuluar se kënga publikohet nesër (e mërkurë) në të gjitha platformat.

“Me mua ose asgjë. ‘TQR’ nesër vjen në YouTube dhe në çdo platformë tjetër! Ora 18:00. Prjoketi i parë i “Rron” pjesa e II. Është një nga këngët më të bukura që kam”, ka shkruar Ronela.

 

Ndryshe, kujtojmë që vitin që lamë pas Ronela ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” me këngën “Sekret”.

Artistja ndërkohë mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore dhe koncerte në vende të ndryshme.