Milo Gjukanoviq e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale përball Jakov Milatoviq.
Gjukanoviq e ka uruar Milatoviqin për fitore.
Në një konferencë për media, ai theksoi se e respekton zgjedhjen që kanë bërë qytetarët e Malit të Zi.
“Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq.
Milo Gjukanoviq i falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.
“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviq.
Gjukanoviq shtoi se partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.
Për 30 vjet sa ka qenë në pushtet, Milo Gjukanoviq dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër/ Klankosova.tv




