Kiara u eliminua të shtunën që lamë pas.
Pas daljes ajo ka treguar dashuri të madhe për Luizin, shkruan lajmi.net.
Luizi është treguar i shqetësuar se si moderatorja mund ta sheh nga jashtë, çfarë bën apo se çfarë lajmesh është duke lexuar gjatë kësaj periudhe.
Kiara nuk ka vonuar dhe ka reaguar menjëherë përmes një “InstaStory”.
Moderatorja thotë se është me të 24/24 duke treguar mbështetjen e vazhdueshme dhe dashurinë që ka për të.
“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24.24 vetëm me ty. Vazhdo përpara luani im”, shtoi më tej ajo./Lajmi.net/





